Bëhet fjalë për Lorin Ymerin, të birin e Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj që operontre në Tiranë.
Drejtori i ADISA-s është i biri i Frederik Ymerit, ish-zyrtarit të SHISH që shiti sekrete shtetërore për agjentin e huaj, nga vendet jomike. Bëhet fjalë për Lorin Ymerin, të birin e Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj që operontre në Tiranë.
Deri më tani hetimet kanë nisur dhe nga SPAK po shqyrtohet ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, dyshohet se ka bashkëpunuar me 4 ish-zyrtarë të tjerë.
Megjithatë deri më tani nuk dihet se kush është “çelësi”, Frederik Ymeri, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj, Maksim Ferra apo ish-oficeri i policisë Gjergji Koti. Gjithë çfarë dihet është fakti që spiuni kishte kërkuar bursë studimi për të birin në këmbim të informacioneve të klasifikuara ‘sekret shtetëror’.