Drejtori i Burgjeve bën bashkë përfaqësuesit e besimeve fetare: Trupi mund të burgoset, por shpirti mbetet i lirë

0

Drejtori Klevis Qose bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një takim të veçantë, ku u diskutua mbi rolin e fesë në sistemin penitenciar.

Të gjithë njëzëri theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve dhe duke sjellë qetësi shpirtërore në jetën e tyre.

Në këtë tryezë morën pjesë Tauland Bica nga Komuniteti Mysliman, Atë Nikolla Kodheli nga Kisha Ortodokse Autoqefale, Dom Kreshnik Ivan, Kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Ergjest Biti nga Vëllazëria Ungjillore.

Drejtori Qose vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë përfaqësuesve, duke theksuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë, dhe se bashkëpunimi mes komuniteteve është një urë që lidh dhe forcon shpirtin.