Drejtori i CIA-s, William Joseph Burns, ka ndërmarrë një turne në Ballkan ku në fokus të axhendës janë Sarajeva dhe Beogradi.
Fillimisht Burns vizitoi Sarajevën dhe aktualisht po udhëton për në Beograd ku janë planifikuar takime me zyrtarët serbë.
Vizitat e Drejtorit të CIA-s në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi vijnë në një moment kur tensionet mes serbëve dhe boshnjakëve kanë qenë në rritje. Po ashtu mbështetja hapur e Rusisë si nga serbët e Bosnjes ashtu edhe vetë Beogradi zyrtar.
Njëkohësisht SHBA ndodhet në një moment mjaft të rëndësishëm pasi edhe pak muaj dhe zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Infoweb Media
After his visit to Sarajevo, the CIA Director William Joseph Burns is traveling to Belgrade today for meetings with Serbian officials, according to information obtained by @IstragaB
— Istraga.ba (@IstragaB) August 20, 2024