Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, thirrje të rinjve të jenë pjesë e sistemit: Mundësia më e mirë për t’i shërbyer Shqipërisë!

0

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka prezantuar një nismë e cila fton të gjithë të rinjtë shqiptar për një mundësi të shkëlqyer për të qenë pjesë e sistemit të burgjeve.

Nga marrëveshjet e realizuara mes Drejtorisë së Përgjthshme të Burgjeve dhe Universiteteve të rinjtë do përfitojnë bursa dhe tarifa të ulta në ndjekjen e studimeve.

‘Shqipëria ka nevojë për të rinj e të reja të përkushtuar të cilët janë të gatshëm të japin kontribut të rëndësishëm për vendin. Punësimi në sistemin e burgjeve është një mundësi për t’i shërbyer Shqipërisë.

Si profesionist i sigurisë, si Drejtor i Përgjithshëm i burgjeve, por mbi të gjitha si një i ri që zgjodhi Shqipërinë për tu formuar, edukuar dhe punuar, bashkohuni skuadrës sonë për një shoqëri më të mirë e të sigurtë’, deklaron Qose.

Aplikimet kanë filluar dhe mbyllen në datën 15 gusht 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu