Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve jep detaje. Plan i mirëmenduar. Një bëri sikur po priste damarët, ‘bosi’ dhe ‘babagjyshi’ tentuan të arratiseshin

0

Duket se ka qenë një tentativë e mirëmenduar arratisjeje, por që dështoi.

Drejtoria e Burgjeve ka dhënë detaje për tentativën e arratisjes së Arbër Cekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu “313” në Tiranë. Plani duket se ka qenë i mirëmenduar.

Gjatë momentit kur Çekaj dhe Pjetri do të përpiqeshin të largoheshin, një i paraburgosur ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, Çekaj dhe Pjetri kanë tentuar të arratisen. Gjithçka ka ndodhur gjatë orarit të ajrimit, ndërsa janë përpjekur të largohen nga pjesa e pasme e burgut. Mirëpo, plani i tyre ka rezultuar pa sukses, pasi janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313.

“Nga verifikimi paraprak i kryer nga DPB dhe SHKBB, rezulton se dy të paraburgosurit e kanë organizuar tentativën për arratisje në bashkëpunim me njëri tjetrin. Dyshohet që tentativës para arratisjes i ka paraprirë një incident i kryer nga një i paraburgosur tjetër i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor” – bëhet me dije nga Drejtoria e Burgjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu