Drejtoria Vendore Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan në ndihmë të familjeve në nevojë

0

Drejtoria Vendore Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan u vjen në ndihmë  familjeve në nevojë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Drejtori i ASHK Elbasan, Adi Qose, citon se ‘këtë fundvit, vendosëm të gjithë bashkë të angazhohemi për të mbështetur një kauzë të veçantë dhe për t’u qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë’!

Postimi i drejtorit Adi Qose:

Drejtoria Vendore ASHK Elbasan në ndihmë të familjeve në nevojë 🎁

Këtë fundvit, vendosëm të gjithë bashkë të angazhohemi për të mbështetur një kauzë të veçantë dhe për t’u qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë. 💙

Falë kontributit të kolegëve, tashmë është siguruar mbulimi i shpenzimeve për një vit të trajtimit me terapi për Gledisin, një fëmijë që ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Ky kontribut është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, një organizatë që punon pa pushim për të krijuar një botë pa barriera për të gjithë. 🌟

Me këtë hap të vogël, shpresojmë të bëjmë një ndryshim të madh në jetën e Gledisit!

Le të jemi bashkë për një botë më të mirë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu