“Drejtorin e Vlorës e rrahën brenda zyrës”, Gazetarja ‘plasi bombën’, Artan Lame shfaqet i dorëzuar: Kush e hëngri drurin ta mbajë

0

Gazetarja Lindita Çela ka zbuluar se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij.

Gazetarja la të kuptohet se, ish-drejtori, tashmë i arrestuar, është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa skandaloz është fakti se ai është dhunuar në ambientet e punës.

Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Pjesë nga debati

Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.

Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…

Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.

Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.

Klodian Troci u la në burg nga gjykata, pasi akuzohet për tjetërsim pronash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu