Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka startuar bashkëpunimin me programin TIKA i cili operon prej disa vitesh në Shqipëri.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi një takim në zyrat e TIKA-s në Tiranë ku u prit ng koordinatori z. Mustafa Ata.
Lidhur me këtë takim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose shkruan në profilin e tij në Facebook:
‘Starton bashkëpunimi me programin TIKA🤝
Sot pata kënaqësinë të takoj koordinatorin e programit të TIKA-s për Shqipërinë, Z. Mustafa Ata. Bashkë diskutuam mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e sistemit penitenciar në vendin tonë’.
Ndërkohë koordinatori i TIKA-s Mustafa Ata, citon:
📌Në zyrat tona zhvilluam një takim produktiv me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Z. Klevis Qose dhe delegacionin e tij shoqërues, lidhur me mundësitë e ndryshme për bashkëpunim. Infoweb Media