Drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 6 shqiptarë

0

ITALI- 11 persona janë arrestuar ditën e sotme në Itali, ku mes tyre ishin 6 shqiptarë dhe 5 italianë. ilsipontino shkruan se personat janë arrestuar për prodhim dhe trafikim tëlëndëve narkotike, si dhe mbajtje të armëve.

Hetimet kanë konstatuar se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia. Në operacion u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8000 bimë marijuanë.

Hetimet e kryera në aksin Cerignola-Bisceglie-Bari-Oria kanë dokumentuar furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi dhe transportin me rrugë tokësore (nëpërmjet korrierëve shqiptarë). Arrestimet u kryen në Pulia dhe Lombardi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu