TIRANË- Aksioni policor “Hermanos” në Itali u ka vënë prangat 6 shqiptarëve ditën e sotme për trafik droge. Mattinopadovan shkruan se nga operacioni janë akuzuar 18 persona për trafikimin e 109 kg kokainë e marijuanë, nga të cilat 47 të sekuestruara.
Grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore ku sillte kokainën deri në Antwerp të Belgjikës e më pas në Itali. Gjithashtu ky grup kriminal sipas mediave italiane është përgjegjës dhe për një tentativë vrasje në Ibiza të Spanjës.
1- Renato Nikaj, 29-vjec banues në Sesto S. Giovanni
2-Florian Qemali, 40-vjec banues në Bagnolo Mella
3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39-vjec nga Tirana
4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39-vjec, banues në Shqipëri
5-Andi Shkurti, 42-vjec
6-Ilir Kuci, 50-vjeç lindur në Berat e banues në Milano