Drogë dhe telefon i sekuestruar në Burgun e Drenovës

0

Drenovë, 29 Shtator 2025 –
Gjatë kontrolleve rutinore në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, është sekuestruar një sasi e vogël e Cannabis sativa në Godinën B të paraburgimit.

Gjithashtu, në dhomën e një të paraburgosuri me inicialet Xh.L, u gjet një telefon që dyshohet të jetë i Laert Haxhiut. Droga dhe telefoni janë sekuestruar dhe pritet të kryhet ekspertimi i telefonit për të konfirmuar pronësinë dhe për të zbuluar nëse përmban biseda relevante.

Ky nuk është rasti i parë i këtij të paraburgosuri; në qershor 2025, u sekuestruan katër telefona të tjerë që i përkisnin Haxhiut.

Hetimet vijojnë nga Prokuroria, për të zbardhur më tej rrethanat dhe për të identifikuar mënyrën dhe personat e përfshirë në këto dy episode të paligjshme brenda IEVP Drenovë.

Autoritetet theksojnë se kontrollet dhe masat e sigurisë në institucion do të vazhdojnë për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.