Drogë, dhunë dhe vjedhje, 4 të arrestuar në Tiranë

0

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Një 45 vjeçar u arrestua pasi ka kryer disa vjedhje në një market ndërsa një 28 vjeçar është ndaluar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;

– L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. X., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. E., 28 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu