Drogë në lokal, në pranga administratori dhe 2 kamarierët e biznesit në Kurbin

0

Këta persona, kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike.
Administratori dhe dy kamarierët e një lokali në Kurbin janë vënë në pranga nga policia. Këta persona, kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit;A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal. Këta persona do të hetohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike. Vihen në pranga administratori i lokalit dhe 2 kamarierë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit;A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu