Drogë, sherr me pronarin e lokalit dhe armë me vete, në pranga dy persona

0

Dy persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të policisë në Fier,  të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Personat e arrestuar në Fier janë Kastriot Gropa për kultivim të fidanëve kanabis dhe Klevi Bërzeshta pasi ju gjet një armë e ftohtë (thikë), pas sherrit që pati me pronarin e një lokali.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen “Grizë Lënginas” Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu