Drogë, vjedhje dhe vepra të ndryshme penale, arrestohen 10 persona (Detaje)

0

Forcat e rendit në kryeqytet arrestuan 10 persona për kryerjen e veprave penale posedim lënde narkotike, thyerje të masës së sigurisë, aksident, vjedhje dhe drejtimi automjeti në gjendje të dehur.

Për posedim lënde narkotike të llojit kokainë u arrestuan 32-vjeçari M.B. dhe 24-vjeçari H.S. M.J., 41 vjeç ra në prang pasi iu gjet drogë e llojit kanabis gjatë kontrollit fizik.

25-vjeçari E.N, u ndalua për grabitjen e disa mallrave në një qendër tregtare. Bashkë me u arrestua dhe K.M., 27 vjeç për moskallëzimin e kësaj ngjarjeje.

S. K., 39 vjeç ra në pranga sepse kishte thyer masën “Arrest në shtëpi” duke dalë nga banesa e tij.

61-vjeçari A. Xh. u kap nga uniformat blu për përplasjen me makinën e L.Z. Nga ky aksident u lënduan pasagjerët S. Ç., 81 vjeç dhe T. D., 37 vjeç. A.XH. rezultoi se në momentin e përplasjes ishte i dehur.

I. D., 46 vjeç u arrestua për dhunimin e gruas së tij. Ngjarja ka ndodhur para syve të vajzës së tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 10 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. B., 32 vjeç dhe H. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë;

– M. J., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. N., 25 vjeç për veprën penale “Vjedhja” dhe K. M., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi shtetasi E. N. ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare, ndërsa shtetasi K. M. nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 39 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit I. D., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Sh. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. Xh., 61 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues L. Z., dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. Ç., 81 vjeç dhe T. D., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. M., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.