Drogën e merrja për palestër/ Përplasi çiftin me beben, Sulejmani del në gjyq

0

TIRANË– Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në Rrugën e Kavajës pasi përplasi çiftin Arjan e Vilma Konomi me beben 3 mujashe do të dalë sot para gjykatës. Të tre po kalonin rrugën në momentin që semafori u dha sinjal këmbësorëve, por Sulejmani që po udhëtonte me mbi 140 kilometra në orë u fut me të kuqe dhe i përplasi. Videoja e publikuar eksklizivisht nga Dosja.al tregonte momentin e tmerrshëm të aksidentit. Çifti ra në tokë, por fatmirësisht “g-Class”-i i Sulejmanit nuk e prekur karrocën e bebeit. Ajo u rrëzua vetëm nga fakti se e ëma që po e shtynte, humbi kontrollin dhe i iku nga duart.

Sulejmani mësohet se ka dalë nga makina në momentin që ka aksidentuar çiftin Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjen e tyre 3-muajshe dhe ka vënë duart në kokë kur ka parë skenën e tmerrshme. Por, ai është kthyer në makinën e tij e ka marrë të bijën, 4 vjeçe, të cilën e ka parë duke qarë. Pasi e ka marrë vajzën në krahë është larguar përmes rrugicave të pallateve dhe më pas ka shkuar në një spital privat tek Kthesa e Kamzës. Aty, ai u vu në pranga dhe rezultoi se ishte i droguar (kishte konsumuar kanabis). Sulejmani është justifikuar se merrte disa substanca me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër. 39-vjeçarit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet.

Bebja ka dalë një ditë më parë nga spitali, ndërsa bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi ndodhen ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Arjani ka fraktura në trup ndërsa e shoqja Viola ka pësuar hemorogji të brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu