ITALI- Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i Eurovizion-it ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Hapjen e edicionit do ta bëjë këngëtarja Ronela Hajati e cila do të përfaqësojë vendin tonë me këngën “Sekret”.
Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia . Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat e jurisë.
Shfaqja do të filloj sot më 10 Maj në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Prezantuesit do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Ndërkohë gjysëmfinalja e dytë do të mbahet ditën e enjte ndërkohë finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 14 Maj. Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.
Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisëishte për disa javë shumë e pëlqyer nga publiku pasi në rrjetet sociale si Tik Tok nga fansat e Eurovision kënga e saj pëlqehej dhe dëgjohej gjërësisht por së fundi ndodhi një skndal që mund t’i prishë imazhin.
Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe me veshjen në tapetin Turqise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision. Veshja e saj në dukje unike, e stiluar nga Niko Komani është e kopjuar.