Dronët kinezë pushtojnë Uashingtonin!

0

SHBA- Qindra dronë të prodhuar nga Kina janë parë në hapësirën ajrore të kufizuar mbi Uashington gjatë muajve të fundit, një prirje për të cilën agjencitë e sigurisë kombëtare e SHBA-së është shqetësuar. “Dronët rekreativë” të prodhuar nga kompania kineze DJI, të cilët janë projektuar me gjeo-kufizime specifike për t’i mbajtur larg vendndodhjeve të ndjeshme, manipulohen nga përdoruesit me kufizime të thjeshta të cilësimeve për të fluturuar mbi zona të ndaluara.

Zyrtarët federalë dhe ekspertët e industrisë së dronëve të SHBA-së kanë dhënë informime të klasifikuara në komisionet e Senatit për Sigurinë Kombëtare, Tregti dhe Inteligjencë në lidhje me zhvillimet më të fundit lidhur me dronët. Kështu konfirmuan tre persona me akses në ato komunikime për “Politico”. Një zëdhënës i Komitetit të Inteligjencës – i cili është informuar për çështjen- nuk pranoi të komentojë lidhur me deklaratat.

Zyrtarët, megjithatë, shtojnë se ata nuk besojnë se tufat e dronëve drejtohen nga qeveria kineze. Është e paqartë deri më tani, sipas Politico, nëse Kongresi do të bëjë diçka për të trajtuar kërcënimin e mundshëm të dronëve.

Ndërkohë, ndërsa zyrtarët besojnë se Pekini nuk mbikëqyr turmat e dronëve, DJI ka siguruar fonde nga investues në pronësi të qeverisë kineze. Dhe lehtësia me të cilën përdoruesit amatorë mund të shmangin kufizimet e fluturimit do të thotë se kamerat e tyre me definicion të lartë ose sensorë të tjerë gjithashtu mund të hakohen për të mbledhur informacion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu