Droni i policisë kap ‘mat’ shoferët problematikë në rrugët e Tiranës, nuk respektojnë këmbësorët

0

TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës vijon aksionin kundër shoferëve të parregullt që nuk respektojnë rregullat e qarkullit rrugor dhe vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve.

Me anë të një video të shpërndarë, duket se droni i edukues i Policisë ka kapur ‘mat’ edhe këtë herë shoferët problematikë që rrezikojnë dhe jetën e qytetarëve. Me anë të videos duket qartë se disa shoferë nuk i respektojnë këmbësorët dhe nuk ndalojnë sipas rregullave në vijat e bardha.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Një ndër objektivat e “????Dronit edukues????” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu