Dua Lipa cilësohet “ylli” i Javës së Modës në Milano

0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka lënë të gjithë gojëhapur kur u shfaq në Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza. Ajo kishte veshur reçipeta dhe të brendshme të zeza poshtë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen dukshëm. Sakaq, këtë veshje tepër provokuese, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes.

Kujtojmë që Lipa ka folur edhe më herët për eksperimentimin e saj me modën, duke u shprehur:

“Asnjëherë nuk kam dashur ta fus veten në kuti dhe të them: ‘Ky është stili im dhe kaq’. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Moda është si muzika për ju, tingulli përfshin më shumë sesa thjesht fytyrën e artistit. Edhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të imponohet”.

MILANO, ITALI – 23SHKURT.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu