Dua Lipa vjen në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama dhe Erion Veliaj

0

Sot këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa mbërritë në Tiranë për një konferencë për mediat dhe gjatë vizitës së saj ajo u takua dhe me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

Në një postim të tijin në Facebook Rama shprehet i impresionuar nga modestia e yllit botëror dhe se ishte kënaqësi për të ta njihte duke e uruar për një jetëgjatësi sa më të madhe në muzikë.

Postimi i Plotë:
DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️

Dua Lipa ka ardhur e shoqëruar me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, ajo është takuar me Erion Veliajn. Kryetari i Bashkisë i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme.

Veliaj iu dhuroi gjithashtu dhe babait të saj, Dukagjinit si dhe partnerit të saj nga një fanellë të personalizuar nga ekipi i futbollit të Tiranës. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e Billboard 200.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu