Startojnë Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Në cilat disiplina përfaqësohet Shqipëria

0

 

Kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike të Tokios. Ceremonia e hapjes filloi në orën 13:00 dhe siç është kthyer në traditë, të parët që parakaluan ishte delegacioni grek.

Shqipëria në këtë kompeticion do të përfaqësohet nga 9 sportistë, të cilët janë të karikuar për t’u paraqitur sa më mirë, për të arritur rezultate pozitive dhe pse jo medalje.

204 shtete marrin pjesë në Olimpiadë, teksa numri i atletëve shkon në 11.238, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 kategori të ndryshme.

I pari sportist kuqezi që do garojë është Matvei Petrov. 30-vjeçari rus përfaqëson Shqipërinë në Gjimnastikë, kategori ku u shpall kampion i Evropës dhjetorin e kaluar.

Petrov e ka garën e tij nesër në mëngjes (7:30 me orën tonë), ndërsa të dielën është radha e Manuela Delilajt në Qitje (08:30) dhe Indrit Çullhajt në Xhudo (04:00).

Sportistët e tjerë shqiptarë janë Kledi Kadiu (Not), Briken Calja (Peshëngritje), Nikol Merizaj (Not), Izmir Smajlaj (Atletikë), Erkand Qerimaj (Peshëngritje) dhe Luiza Gega (Atletikë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu