“Dua punë, ose do hidhem”, pas 6 orësh 58-vjeçari zbret nga struktura metalike

0

Pas të paktën gjashtë orësh në një platformë metalike të pusit të naftës në Kuçovë, 58-vjeçari Nikollaq Bushi është bindur të zbresë në tokë. Mësohet se pasi ka zbritur nga platforma ai është shoqëruar në polici.

Ai u ngjit në platformë që në orët e mesditës duke kërcënuar të hidhet me pretendimin se Bashkia nuk i kishte gjetur punë.

Pak vite më parë të njëjtin veprim e ka ndërmarrë edhe bashkëshortja e 58-vjeçarit, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ata jetojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu