“Duhet ta ndëshkojmë rilindjen pa mëshirë”, Meta: Opozita e ka të domosdoshme të jetë e bashkuar

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita e ka të nevojshme bashkimin përballë qeverisë Rama pasi vetëm kështu mund të arrijnë të rikthejnë demokracinë, që sipas tij është marrë peng nga qeverisja e tij.

“Opozita e ka të domosdoshme të jetë e bashkuar dhe sa me e koordinuar, sepse investimi më i djallëzuar që ka bërë Edi Rama, ka qenë në korruptimi i opozitës dhe përçarja e saj në të kaluarën. Kjo është një situatë që është krijuar prej shumë vitesh. Megjithatë, unë jam tërësisht optimist se situata do të përmirësohet nga aksioni ynë i përbashkët, dhe krahas reagimeve dhe protestave, mos të harrojmë se në pak muaj do të kemi zgjedhjet vendore”, tha Meta.

Ai theksoi se PL-ja, është partia e cila jo vetëm do të ndihmojë opozitën të vijë në pushtet, por do të shndërrojë këshillat bashkiakë në parlamente, ku kryefjalë do jetë interesi i qytetarëve.

“ Ky është moment i rëndësishëm dhe pozitiv, sepse do të vendoset pluralizmi dhe llogaridhënia në çdo pushtet vendor, sepse sot gjithçka kontrollohet nga një sistem monist.Partia e Lirisë ka një rol të rëndësishëm në këto zgjedhe jo vetëm për të kontribuar në fitoren e opozitës dhe për t’i shndërruar këshillat vendorë në parlamente të vërteta në mbrojte të interesave të qytetarëve tanë. Duhet ta ndëshkojmë rilindjen pa mëshirë, sekt ky, i cili është një sekt shkatërrimtar për vendin”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu