“Duke qenë ne inferiorë, zhdukën shqiptarët”, Artan Hoxha për finalen e djeshme: Tiranën ua lamë holandezëve dhe italianëve

0

Gazetari Investigativ,Artan Hoxha, tha në emisionin “Log” se masat e marra për finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feynord, bënë që shqiptarët të “zhdukeshin” dhe nëvend që të ishte një festë edhe për banorët e Tiranës, pati më shumë përkujdesje për dolandezët dhe italianët.

“Gjatë këtij muaji kam parë një gjysmë finale Champions League në stadium, të shtunë kam parë finalen e kupës së Greqisë, sot do isha duke parë finalen e kupës së Kosovës dhe të dielën do të jem në Mal të Zi. Nuk isha as te titulli i Tiranës dhe as te finalja e Kupës së Shqipërisë. Ishte vërtetë festë për ata që erdhën. Duke qenë inferiorë ne zhdukëm shqiptarët atë ditë dhe e lamë qytetin vetëm për holandezët dhe italianët. Nga Kodra e Diellit nuk vija dot. Taksitë atë ditë nuk kanë hyrë dot. Atë ditë bulevardi ishte bosh.

E di sa nga ata që kanë marrë leje për të tregtuar janë bërë pishman. Italianët ndryshe nga holandezët nuk pinin birra. Italianët që takova unë donin të ishim në qytet, jo te pylli. Kjo së pari ishte festë për Tiranën dhe tiranasve iu mohua kjo gjë. Me masat që morën me, me atë idenë fikse që duhet t’i bëjmë çdo gjë mikut, është festë për ne njëherë. Polici që nuk të linte të hyjë në bulevard po të mos kishe biletë. Në qytet u ndalua shërbimi urban. Së pari kjo duhet të ishte festë për banorët e Tiranës. Nuk e shijoi qyteti. Ne me inferioritetin që kemi u kujdesëm më shumë për holandezët dhe italianët”-tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu