Vijojnë ende kërkimet për 40-vjeçarin në Durrës, i cili ra në det mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke peshkuar.
Aurel Ndoni kishte dalë bashkë me vëllain e tij dhe një perosn tjetër me varkë në Porto Romano.
Si rrjedhojë e kushteve të motit të pafavorshme, 40-vjeçari ka rrëshqitur në ujë dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.