Durrës/ Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.

Specialistet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” shtetasit:

F. R., 31 vjeç dhe B. B., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Plazhit arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetasit S. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.