Duterte: Putin po vret civilë, unë vras vetëm kriminelë për shkak të drogës

0

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk do të vendosë trupa ushtarake në Ukrainë për të luftuar nëse Amerikan angazhohet në konflikt. SHBA dhe Filipinet kanë një traktat të përbashkët mbrojtje që i angazhon të dyja vendet që të mbështesin njëra tjetrën nëse njëra prej tyre sulmohet.

“Nuk do të përfshihem. Nëse amerikanët angazhohen në një luftë dhe janë këtu, pse duhet të dërgoj ushtarët e mi? Nuk është beteja jonë për të luftuar”, ka thënë Duterte.

“Për aq kohë sa do të jem president nuk do të dërgoj asnjë ushtar që të shkojë në luftë”, shtoi ai.

Pasi ka marrë pushtetin në vitin 2016, Duterte ka forcuar marrëdhëniet me Moskën dhe ka kritikuar politikat e sigurisë amerikane. Në një fjalim, Duterte e përshkroi Putinin si një “mik personal” dhe në të shkuarën e ka përshkruar atë si “idhullin” e tij.

Po ashtu ai ka bërë një krahasim me konfliktin në Ukrainë me luftën e ti ndaj drogës.

“Putin po vret civilë, unë vras vetëm kriminelë për shkak të drogës”, tha Duterte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu