Dy aksidente masive kanë ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë pak minuta më parë.
Sipas burimeve një aksident ka ndodhur në dalje të rrethrrotullimit të Selitës dhe një tjetër poshtë urës, ku janë përfshirë gjithsej mbi 10 makina.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar por kjo vetëm dëme materiale dhe rëndimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.