Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 18 automjete!

0

TIRANË – Dy aksidente rrugore janë regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar kaos të përkohshëm në qarkullimin e automjeteve.

Në të dyja ngjarjet, të ndodhura në një distancë të afërt nga njëra-tjetra, janë përfshirë gjithsej 18 automjete.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në orët me trafik të dendur.