Dy automjete përplasen në Durrës, pasagjerja përfundon në spital (Detaje)

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

 

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë plagosur pasagjeren me iniciale L.Xh.

 

E lënduara është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021., rreth orës 19:50., në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin R. Gj., 22 vjeç, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin E. D., 22 vjeç, dhe si pasojë është lënduar pasagjerja shtetësia L. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.=

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu