/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale në komisariatet e Elbasanit.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke tranportuar me një mjet tip “Man”, inerte, pa dokumentacion përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
– I. Q., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti;
-K. D., 48 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi pa leje nga organet kompetente, në banesën e tij, në fshatit Labinot Mal.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur, 14 vjec dhe 15 vjec, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, kanë dëmtuar bravat e dyerve dhe disa sende në koridorin e shkollës ku janë nxënës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.