Dy shoferët e dehur shkaktojnë aksident, arrestohen nga policia

0

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë përplasur mes tyre në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj., 62 vjeç dhe D. F., 54 vjeç, pasi në aksin rrugor Levan-Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetet e tyre, janë përplasur me njëri tjetrin duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu