Dy shqiptarë kapen në një fabrikë kanabisi në Britani! Si u zbulua nga policia se të rinjtë kultivonin drogë

0

Një fermë kanabisi është zbuluar në Britani, ndërsa sipas mediave në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë, si përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit Edjon Demo, 25 vjeç dhe Aljon Bufi, 33 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar 337 bimë narkotike.

Raportohet se ferma e drogës u zbulua pas denoncimit të fqinjëve, të cilët kishin kuptuar se kultivohej kanabis.

Prokurori tha se dy të pandehurit, i kishin deklaruar policisë se në Mbretërinë e Bashkuar kishin mbërritur nga Shqipëria 2-3 javë më parë dhe ishin transportuar direkt në Cardiff ku ndodhej edhe fabrika e kanabisit.

Po ashtu ata kishin deklaruar se nuk ishin në dijeni se e kujt ishte lënda narkotike.

Aljon Bufi deklaroi se ishte babai i një fëmijë të vogël, që jetonte në Shqipëri bashkë me gruan dhe se kishte ardhur në Britani për të punuar në ndërtim, por më pas e kishin cuar në fabrikën e kanabisit për të punuar dhe për të shlyer një borxh.

Edhe i arrestuari tjetër kishte të njëjtin pretendim, se po punonte për të shlyer një borxh, ndërsa u shpreh se në Britani kishte mbërritur me kamion.

Pavarësisht pretendimeve ata u shpallën fajtor për prodhim droge dhe u dënuan me 16 muaj burg secili.Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu