“Dy shqiptare të martuara me shtetas turq ndodhen në zonën e tërmetit”

0

TIRANË- Ermal Kaleci, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll thotë se në zonën ku ka ndodhur tërmeti nuk ka komunitet shqiptar. I ftuar në “Opinion”, Kaleci tha se dy shtetase shqiptare që janë të martuara me shtetas turq janë prekur, por kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Ermal Kaleci: Në atë zonë nuk kemi komunitet shqiptar. Mund të kemi shtetas ose shtetase shqiptare që janë martuar me shtetas turq dhe mua më rezulton dy shtetase shqiptare.

Blendi Fevziu: Dy shtetase shqiptare të martuara me shtetas turq që ndodhen në atë zonë?

Ermal Kaleci: Po. Iu është dhënë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme jona dhe ambasada atje. Janë komunikuar, janë vendosur në çadra sepse ndërtesa e tyre është prishur siç janë prishur në gjithë vendet. Ministria e Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm edhe nëpërmjet ambasadës, edhe nëpërmjet konsullatës.

Blendi Fevziu: Për momentin janë sistemuar në çadra.

Ermal Kaleci: Tani sapo më erdhi një informacion tjetër. Mbi 10 mijë punonjës aktualisht po punojnë.

Blendi Fevziu: Punonjës kërkimi apo…?

Ermal Kaleci: Punonjës kërkimi. Siç e dini edhe ju qeveria shqiptare sapo ka dërguar sot në linjë ajrore edhe 53 punonjës shpëtimi dhe mjekësorë.

Blendi Fevziu: Kanë shkuar drejtpërdrejt atje?

Ermal Kaleci: Drejtpërdrejt në qytetin e Adanas do venë. Knë nisur edhe ndihma në rrugë tokësore.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu