Aksidentohet me makinë futbollisti i AF Elbasanit. Klubi: Lutjet tona shkojnë për të!

0

Futbollisti i njohur Arbër Mone ka qenë pjesë e një aksidenti të rëndë automobilistik të dielën.

Kujtojmë se Mone ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore dhe të Parë me skuadra të ndryshme.

Konfirmimin e ka dhënë klubi tij, AF Elbasani, i cili bëri të ditur se futbollisti ishte i shtruar në spital, për fat të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Fier, Arbër Mone ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mone ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Momentalisht gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjarët”, shkruante klubi i AF Elbasanit në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu