Dy shqiptarët bëjnë realitet “La casa de papel” në Spanjë! Si tentuan të vidhnin floririn

0

Pesë persona, mes të cilëve dy shqiptarë, janë arrestuar në Spanjë, pasi po tentonin të kryenin një grabitje.

Grabitësit duket se kishin vendosur në zbatonin në realitet skenarin e filimit hit “La Casa de papel”, pasi kishin gërmuar një tunel në mënyrë që të grabisnin arin nga një kompani e shitjes së metalit të çmuar.

Me të mbërritur në vendngjarje agjentët kanë vëzhguar sesi grupi kriminal kishte bërë një vrimë, nga godina e pasme e biznesit me diametër mbi 60 centimetra. Prej aty kishin hyrë në katin e sipërm të pallatit

Autorët e krimit të cilët u kapën ishin të veshur me kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale për gërmim, apo dhe për t’i ndihmuar të merrnin arin e grabitur.

Të arrestuarit janë nga 45 deri në 30 vjeç, dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu