Dy të mitur me skuter përplasen nga një makinë në kryeqytet, në gjendje të rëndë

0

Tiranë – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku dy të mitur që udhëtonin me një skuter janë përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa të miturit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i drejtuesit të mjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.