Dy të plagosur me armë në Shkodër, reagon policia: Autorët qëlluan studentin e policisë dhe kunatin e tij. Gjendet makina e djegur

0

SHKODËR- Policia ka reaguar për të shtënat e raportuar mbrëmjen e sotme pranë një lokali në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Mësohet se shenjestra e të shtënave ishte 30-vjeçari Gergj Ndershtiqaj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, 28 vjeç, Gjin Nika. Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Gjithashtu raportohet se të plagosurit janë vëllai dhe kunati i drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu