Dy të rinj të veshur si policë futen në shtëpinë e një familje shqiptare në Londër (Video)

0

Një familje shqiptare në Londër është përballur me një situatë të pazakontë së fundmi. Dy të rinj, të cilët pretendonin se ishin policë kanë shkuar në shtëpinë e tyre. Dyshohet se ata kishin shkuar për të vjedhur. Mirëpo, të rinjtë janë kapur mat dhe janë filmuar nga shqiptarët.

Aty dëgjohen edhe të sharat e shqiptarit, i cili u përball papritur me dy të rinjtë që nuk janë shqiptarë, por të huaj.

Pasi kanë kuptuar që kanë rënë në një “vend të gabuar”, punonjësit e kamufluar të policisë janë larguar me vrap. Ata janë ndjekur deri në një pikë nga e zonja e shtëpisë. Videoja është bërë virale dhe është publikuar nga dhjetra media lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu