KQZ hedh shortin për rinumërimin e kutive të votimit, 10 % e tyre do të numërohen në të gjithë vendin

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin ditën e sotme sa i përket rinumërimit të votave në rang vendi për të hetuar parregullsitë e bëra në të gjithë vendint.

Në total do të rinumërohen 10% të kutive të votimit në disa bashki të vendit. ‘Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10% të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor. Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00″- shkruhet në faqen zyrtare të KQZ në facebook ku informojnë publikun për bashkitë ku pritet të ndodhë ky process duke specifikuar ditën dhe orën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu