Dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë me armë zjarri këtë të martë në Roskovec të Fierit. Burime parapake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan, në rrethana dhe shkaqe momentalisht të panjohura.
Autori i dyshuar i vrasjes, është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.