Dy të zhdukur brenda një dite në Durrës, një adoleshente dhe një 43-vjeçar! Po punohet për gjetjen e tyre

0

Dy persona janë shpallur të zhdukur në Durrës, një 43-vjeça dhe një 14-vjeçare.

Më datën 18 maj një 39-vjeçare A.H ka denoncuar në polici se më 17 maj është larguar nga banesa bashkëshorti i saj 43-vjeçar A.H dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Po ashtu më datën 18 maj një baba 52-vjeçar Gj.Xh ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij 14-vjeçare në Durrës.

Ajo është larguar nga shtëpia dhe kanë humbur komunikimin me të.

Policia po punon për gjetjen e të dyve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu