Dy vende vakante / KLP ëmëron në SPAK prokurorët (Emrat)

0

 Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar dy prokurorët e rinj, të cilët do të bëhen pjesë e SPAK, nga tre kandidatura që ishin gjithsej.

Kështu, në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj  me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë.

Sipas vendimit të KLP, në këto funksione emërohen prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, me emërimin e të cilëve tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emēruar nga KLP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu