Nga editori, Infoweb Media
Platforma mediatike infowebtv mbushi sot dy vjet nga starti me misionin për informimin e publikut.
Kanë qenë dy vite pune intensive, përpjekjesh dhe përkushtimi për të ndërtuar një platformë për qytetarët, me qytetarët.
Koncepti i sipërmarrjes ka qenë i qartë që në fillim; informim me drejtësi dhe objektivitet, pa ndikime politike apo grupe interesi. E gjithë kjo e gërshetur me profesionalizmin e një skuadre të motivuar dhe e orientuar nga strategji të qarta nga sipërmarrësi.
Infowebtv është shembulli tipik i medias shqiptare e cila ka ndërthurur gazetarinë tradicionale me internetin dhe teknologjinë dixhitale. Brenda dy vitesh ne mundëm të kapim një audiencë të gjërë, brënda dhe jashtë vendit.
Infowebtv ndoshta është ndër shembujt e pakët të një media të pavarur sot. Kjo garantoi besimin e qytetarëve dhe audiencës të cilët janë aleatët dhe mbështetësit tanë. Fundja suksesi i një media është audienca e saj.
Tashmë prespektiva është e qartë. Ne do të vazhdojme misonin tonë, me ju kudo, si lajmëtarët e parë!