Dhjetëra protestues janë dyndur para ambienteve të kryeministrisë duke protestuar pas vrasjes nga një efektiv policie të Klodian Rashës një ditë më parë.
Situata është tensionuar, ndërkohë që dhjetëra protestues janë dyndur pas dyreve të kryeministrisë, duke uzurpuar dyert e saj, ku edhe janë përplasur me efektivët e policisë.
Kujtojmë se një efektiv policie është plagosur gjatë protestës që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, një ditë më nga policia.
Qindra të rinj u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e efektivit të Reneas.
Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Sandër Lleshaj jep dorëheqjen”, dëgjohet fuqimisht nga turma e mbledhur në ambientet e jashtme e Ministrisë së Brendshme.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1259836581081924