Dyshohen për krime lufte, arrestohen 9 ish-pjestarë të ushtrisë serbe

0

Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje 7 Herzegovinës arrestuan nëntë -ish pjestarë të ushtrisë serbe në zonën e Bosanski Novi / Novi Grad të dyshuar për krime kundër njerëzimit.

Radiosarajevo shkruan se personat nën hetim nga Prokuroria e BiH-së dyshohen se kanë kryer krime lufte kundër viktimave boshnjake dhe kroate në zonën e Bosanski Novi / Novi Grad në vitin 1992. Të dyshuarit pas hetimit penal do t’i kalojnë prokurorit ushtrues detyre, i cili do t’i ekzaminojë dhe më pas do të vendos për veprime të mëtutjeshme në rastin.

Persona të tjerë të arrestuar për krime lufte janë gjeneral i ushtrisë Ratko Mlladiç, ish-president i Republikës Serbe Radovan Karaxhiç si dhe presidenti i ish-Jugosllavisë Sllobodan Milosheviç.