-Juventus është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve rradhazi me Chelsean dhe Atalantën. Në javën e 15-të të Serie A skuadra bardhezi fitoi me shifrat 2-0 ndaj Salernitanës. Dybala në minutën e 21′ do të shënonte me një gol spektakolar.
Ndërkohë, golin e dytë e shënoi Alvaro Morata që shfrytëzoi mjaft mirë brenda zonës një pasim të Federico Bernandeschit. Ai e gjeti veten fare pranë kuadratit duke e çuar topin në rrjetë dhe rezultatin në 2-0. Ndërkohë, në minutën e fundit të takimit, Dybala humbi edhe një 11-metërsh.
Kështu, Juventusi qëndron në vendin e shtatë dhe barazon me pikë Fiorentinën e vendit të gjashtë. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Verona-Cagliari përfundoi me shifrat 0-0.





