KOSOVË- Policia Rajonale e Pejës është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës pasi dyshohet se stafi mjekësor ka vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e palltos së një pacienti.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës i cili konfirmoi se ka marrë një sinjalizim nga stafi i spitalit.
“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha Gashi.