Gjendet një skelet gjysmë i zhvarrosur në Greqi/ Në xhep kishte dokumente të një çështje penale në Shqipëri

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, teksa është gjetur një skelet 8 metra larg rrugës në një fushë në qytetin e Tebës.

Ngjarja është bërë më misterioze teksa skeletit i janë gjetur dokumente që i lidhin eshtrat me një çështje penale në Shqipëri. Skeleti u gjet gjysmë i zhvarrosur, ndërsa në pantallonat e tij u gjetën disa dokumente personale që i referohen një çështjeje penale nga Shqipëria.

Kjo ka bërë që autoritetet të dyshojnë se ai mund të jetë një shtetas shqiptar, por fillimisht do të duhet të bëhet një ekzaminim antropologjik dhe një test ADN-je për identifikimin e tij zyrtar.

Gjithçka të çon në konkluzionin se bëhet fjalë për vepër penale, edhe pse kjo pritet të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Hetimet paraprake për ngjarjen janë ndërmarrë nga Policia e Tebës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu